HacK - Group

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miresevini ne HacK Group Ju Lutemi pare se regjistroheni te Prezantoheni


    Historia e futbollit shqiptar

    avatar
    benardi
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 18
    Join date : 22/06/2009
    Location : Kosove - PRISHTINE - Canada

    Historia e futbollit shqiptar Empty Historia e futbollit shqiptar

    Mesazh  benardi Tue Jun 23, 2009 4:16 pm

    Futbolli në Shqipëri i ka fillimet e veta në fillimin e shekullit të 20-të. Loja e mrekullueshme që anglezët filluan ta “eksportojnë” në të gjithë botën, nisi të përhapet si një epidemi kudo. Vendi i vogël dhe i varfër ballkanik, që po shijonte ditët e para të pavarësisë, e pëlqeu menjëherë lojën e “topkëmbës”. Ne qytetet e mëdha si Shkodër, Vlorë, Korçë, ku kishte edhe shumë të huaj, futbolli nisi të përhapej me shpejtësi. Ndeshja e parë, ndërkombëtare është zhvilluar në Shkodër në kohën e Luftës së Parë Botërore. Ishte një takim mes një ekipi shqiptar dhe një ekipi ushtarakësh austro-hungarezë.
    Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, nisën të krijohen shoqëritë e para sportive. Në fakt, ato ishin grupime shoqërore që organizonin rininë në aktivitete kulturore dhe sportive. Në vitin 1919 krijohet shoqëria “Vllaznia”, e cila shoqërohet nga krijimi i “Tiranës” një vit më pas. Edhe në qytete të tjera të mëdha si në Durrës, Korçë, Vlorë, filluan organizimet e skuadrave të futbollit, të cilat i dhanë shumë gjallëri jetës së varfër të shqiptarëve.
    Por një zhvillim të vërtetë dhe të organizuar futbolli mori në vitet e Mbretërisë Shqiptare. Kështu në vitin 1930, organizmat sportive kombëtarë që nuk kishin ekzistuar më parë. Dy vjet më vonë, Shqipëria, pranohet si anëtare e FIFA-s, Bashkimit të Federatave Botërore të Futbollit, e cila në 1930, kishte organizuar për herë të parë Kupën “Zhyl Rime” (sot Kupa e Botës).
    Në vitin 1931 organizohet kampionati i parë kombëtar. Në përgjithësi, deri në vitin 1939, në kampionatet kombëtare ka patur një rivalitet të madh mes Tiranës dhe Vllaznisë, ku fituese ka dalë e para. Por ka patur edhe mjaft skuadra të tjera si Skënderbeu, Flamurtari, të cilët nisën të rivalizonin.
    Një risi tjetër, që e bëri futbollin edhe më të dashur e të ndjekur në Shqipëri, ka qenë edhe aktivizimi i disa lojtarëve të veçantë, në kampionatin italian të futbollit. Kanë shkëlqyer në këtë ambient profesionistësh lojtarë të tillë si Riza Lushta me Juventusin, Naim Kryeziu me Romën, Loro Boriçi me Lacion, Sllave Llambi etj.
    Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, rigrupohen klubet e futbollit dhe krijohen klube të rinj. Po kështu, grumbullohet ekipi kombëtar i futbollit, që luan ndeshjen e parë miqësore kundër Malit të Zi. Fillon rregullisht aktiviteti futbollistik, kampionati kombëtar dhe Kupa e Republikës. Në vitin 1946, zhvillohen në Tiranë Lojrat Ballkanike. Shqipëria, që e kishte tashmë kombëtaren e saj merr pjesë për herë të parë në një aktivitet zyrtar. Dhe shpallet fituese e turneut të futbollit, ç’ka përbën një sukses të jashtëzakonshëm. Tek njerëzit rindizet dashuria për këtë sport të bukur. Organizohen skuadra të tjera. Sipas modelit lindor, krijohen ekipet ushtarake të Partizanit (1947) dhe Dinamos (1950), të cilët grumbullojnë rreth vetes lojtarët më cilësorë të vendit. Krijohen edhe shumë skuadra të tjera, të cilat mbushen me djem të talentuar. Futbolli shqiptar arrin edhe disa suksese me klubet ku mund të veçohen fitoret e medaljeve të argjendta në Turnetë e Laispigut dhe Hanoit, nga ana e Partizanit. Ndërsa kombëtarja zhvillon mes luhatjesh lojra të mira por edhe rekorde negative. Në vitin 1954 pas kërkesë së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Futbollit bëhet anëtare e organizmit më të rëndësishëm të futbollit evropian UEFA.
    Në mesin e viteve 1960, dominimi gati 20 vjeçar, i skuadrave ushtarake Partizani dhe Dinamo nisi të zbehet. Shfaqet Tirana (17 Nëntori), e cila jo vetëm nis të fitojë por të shfaqet simpatike edhe në përballjet evropiane. Në këtë periudhë skuadra kombëtare nis të marrë pjesë në eliminatoret e kampionateve evropiane, botërore, ku arrin disa rezultate të rëndëishme si barazimi me Irlandën e Veriut, barazimi me Republikën Federale Gjermane, fitorja me Danimarkën etj. Për shkaqe absurde, pas vitit 1972 deri në vitin 1979, ekipit kombëtar ju ndalua pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare. Vetëm në eliminatoret e botërorit Spanjë 82, kombëtarja mori pjesë dhe nuk e ndërpreu më pjesëmarrjen e saj. Në vitin 1978, ekipi kombëtar shpresa fitoi titullin Kampion i Ballkanit, sukses që u përsërit edhe në vitin 1981. Në fillimin e viteve 1980 pati një zhvillim të madh të futbollit. Përveç tre skuadrave të kryeqytetit, për të rivalizuar dolën edhe ekipet të tjera si tradicionalet Vllaznia e Flamurtari si edhe Elbasani. Po kështu edhe niveli cilësor i lojës dhe i futbollistëve ishte më i lartë. Në vitin 1983 ekipi shpresa arriti të kualifikohej në çerekfinalen e kampionatit evropian. Në eliminatoret e Botërorit Meksikë ’86, Shqipëria bën një paraqitje të kënaqshme, më të mirën të realizuar ndonjëherë. Sa i takon përfaqësimit ndërkombëtar të klubeve shkëlqen Tirana, Dinamo por në mënyrë të veçantë Flamurtari i Vlorës, që për dy vjet me rradhë bën lojra për t’u mbajtur mend dhe arrin të kalojë në turin e tretë të Kupës së Kupave.
    Pas ndryshimeve politike të vitit 1990, futbolli si e gjithë shoqëria shqiptare kërkon të ndryshojë. Fillimisht si strukturë organizative. Në vitin 1994 bëhen zgjedhjet në Asamblenë e futbollit shqiptar. Zgjidhet Komiteti Ekzekutiv, Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm dhe të gjitha Komisionet që drejtojnë veprimtarinë e FSHF-së. Kjo praktikë ndërkombëtare ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm deri në ditët tona. Krijohen marrëdhënie të ngushta mes FIFA-s, UEFA-s dhe FSHF-së për të marrë asistencë, për të gjitha problemet kyçe të futbollit. Përmirësohen në vijueshmëri kushtet për ekipet kombëtare dhe me gjithë vështirësitë e krijuara (ngjarjet e vitit 1997) përfundojnë kampionatet kombëtare.
    Në fillimin e viteve 2000, futbolli hyn në një rrugë drejt zhvillimit cilësor. Në mënyrë të veçantë, punohet në drejtim të ngritjes së strukturave të qëndrueshme që e drejtojnë futbollin. Përmirësohet ndjeshëm puna në administratën e futbollit. Për herë të parë ndërtohet një strategji marketingu dhe thithen sponsorë të fuqishëm që mbështesin ekipet kombëtare dhe në përgjithësi futbollin. Bashkëpunimi me organizmat më të fuqishme të futbollit evropian (UEFA) dhe botëror (FIFA), ka ardhur duke rritur dhe forcuar vazhdimisht. Ky bashkëpunim, rezulton që të jetë në parametrat më optimalë për të mirën e futbollit shqiptar. Ka ardhur duke u përsosur puna me ekipet kombëtare të cilat sot kanë kushte optimale dhe punohet vazhdimisht që ato të përmirësohen. Sa i takon kampionateve kombëtare, sidomos vitet e fundit ka patur një rivalitet të madh. Tirana e cila pas viteve ’90 është konkurruar nga Dinamo, Vllaznia, Elbasani, Teuta, Partizani duke i dhënë futbollit më shumë kënaqësi dhe rivalitet.

    By:BENARD VERBOVCI

      Ora është Fri Apr 26, 2024 8:48 pm